Ish futbollisti i Sparta Pragës, Pavel Pergl, ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare. Pergl është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjermani, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
“Një lajm shumë i keq për Spartan dhe tifozët e futbollit që dëgjojnë se ish futbollisti ynë Pavel Pergl ka vdekur. Ai erdhi në Sparta si 10 vjeçar dhe ka luajtur 68 ndeshje për ekipin e parë”, – thuhet në njoftimin e skuadrës çeke.
Për Spartën, Pergl ka luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2007, ndërsa nga futbolli është pensionuar vitin e kaluar në moshën 39-vjeçare, si pjesë e skuadrës së FC Chur 97 nga Zvicra, aty ku kishte luajtur për plotë 7 vite, duke qenë pjesë edhe e skuadrave të Belinconas, Vaduzit dhe Lokarnos.