Real Madrid po mendon seriozisht për të sjellë në rradhët e veta një portier të kalibrit të lartë, që do i shërbente skuadrës për të ardhmen.
Përkundër paraqitjes së shkëlqyeshme të Kejlor Navas në ndeshjen e kthimit ndaj Bajern Munihut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, klubi “madrilen” do të blejë një portier të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.
Një gjë të tillë bënë të ditur “Mundo Deportivo”, sipas së cilës dy objektivat kryesore të “mbretërve” janë David de Gea i Mançester Junajtedit dhe Kepa Arrizabalaga i Atletik Bilbaos.