Dueli i boksit ndërmjet Nuri Seferit dhe Tejlor Mabika që ishte e planifikuar të zhvillohet me 12 maj është shtyrë për t’u luajtur për 9 qershor. Ka qenë vet boksieri shqiptarë, Nuri Seferi që ka njoftuar opinionin për shtyrjen e duelit, ndërsa si shkak ka qenë një lëndim që ka pësuar kundërshtari i tij me çka iu ka pamundësuar që të ngjitet në ring javën e ardhshme.
Gjithsesesi Seferi ka paralajmruar se do të vazhdojë përgatitjet dhe të mbajë formën në nivel deri në zhvillimin e duelit. Përballja Seferi-Mabika do të zhvillohet në Libreville të Gabonit.