Atletiko Madridit i ka mjaftuar goli i Diego Kostas i shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë për të siguruar finalen e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”, sonte të besuarit e trajnerit Diego Simeone në “Vanda Metropolitano” shënuan fitore minimale, e cila në fund doli të jetë e mjaftueshme.
Një pasim i shkëlqyer nga ana e Antuan Griezman për Diego Kostan, i mundësuan sulmuesit të naturalizuar spanjoll të mposhtë Ospinën, ndërsa edhe përkundër tentativave të “topçinjëve” për të ardhur deri tek barazimi, një gjë të tillë të përzgjedhurit e Arsen Venger nuk arritën të bëjnë, ashtu që Mustafi dhe Xhaka bashkë me shokë u kthyen në Londër kokëulur.
Në finalen e madhe Atletiko Madridi do të mirëpret fituesin nga përballja midis Salzburgut dhe Olimpikut të Marsejës, ku fituesi do të përcaktohet vetëm pas kohës shtesë prej dy herë nga 15 minuta.
Sakzburgu i Valon Berishës sonte si vendas arriti të shënojë dy gola, po aq sa kishte shënuar edhe skuadra e Marsejës në ndeshjen e parë në “Velodrom”.
Finalja e madhe në program është me datë 16 maj në Lion në Francës.