Salzburgu i Berishës shpërthen në pjesën e dytë, barazon gjithçka ndaj Marsejës (VIDEO)

Salzburgu po shkëlqen gjatë pjesës së dytë në ndeshjen ndaj Olimpikut të Marsejës, ku vetëm pas 65 minutave lojë ka arritur që të shënojë dy gola dhe të barazojë rezultatin ndaj skuadrës franceze, e cila në ndeshjen e parë në “Velodrome” kishin shënuar fitore me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Pas pjesës së parë pa gola, Salzburgu i Valon Berishës gjeti golin vetëm pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë, kur Haidara përmes një solo aksioni arriti që të mposht portierin mysafir, Pele, i cili kapituloi gjithashtu edhe në minutën e 65-të, kësaj rradhe duke u mposhtur nga ana e bashkëlojtarit të tij, Sarr.

Vërtetë momente shumë të zjarrta në Salzburg, ku nëse mbetet ky rezultat deri në fund, atëherë do të kemi vazhdime, dy herë nga 15 minuta, në të kundërtën, cila skuadër të shënojë, do të shoh veten në finalen e madhe.

Leave a Reply