Atletiko Madridi e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Arsenalit në kuadër të ndeshjes së kthimit të ½ së finales së Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Në një ndeshje të barabartë, ku të dyja skuadrat nuk arrinin ti konkretizojnë rastet e tyre, golin e epërsisë Atletiko Madridi e gjeti në minutën e dytë shtesë, kur Deigo Kosta arriti që të mposht Ospinan, pasi pranoi një super pasim nga ana e Antuan Griezman.
Në ndeshjen tjetër që në këto momente po zhvillohet në Salbzurg, skuadra vendase e Salzburgut të Valon Berishës nuk po arrinë të gjejë rrjetën e Olimpikut të Marsejës, që nga ndeshja e parë ka një epërsi prej 2:0.