Skuadra e Struga Trim Lum në faqen e saj zyrtare në “facebook” ka publikuar një video ku kanë përmbledhur disa nga rastet diskutabile që kanë të bëjnë me ndeshjen e javës së 24-të kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, njofton “infOSport.mk”. Në atë ndeshje Struga Trim Lum pësoi disfatë 1:2, me një gol të shënuar në minutën e 99-të nga ana e skuadrës shkupjane, e cila shënoi nga një penalti mjaft diskutabile, që mjaft qartë shihet edhe në videon e mëposhtme.
Lexo gjithashtu:
Struga TL humb nga Makedonija Gj.P me një gol të shënuar në minutën e 99-të
Përveç këtij rasti, gjithashtu në videon më poshtë mund të shihni se si arbitri kryesor, Josip Barton, anuloi një gol të pastërt të skuadrës së Struga TL në minutën e 86-të, si dhe disa momente tjera mjaft diskutabile që ndikuan edhe në rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, duke potencuar njëkohësisht se në këtë ndeshje arbitri Barton ndëshkoi dy futbollistë të skuadrës strugane me kartonë të kuq.
Lexo gjithashtu:
Struga Trim Lum shpërthen ndaj FFM-së!
Rikujtojmë një gjykim i këtillë nga ana e treshes së arbitrave me Josip Bartonin si kryesor dhe Darko Jovçevskin dhe Dejan Dimitrijeviçin si ndihmës, bëri që në fund shumë tifoz të Struga Trim Lum të ndahen të pakëaqur, madje disa prej tyre tentuan për të sulmuar ata, gjë kjo që në fund ndikoi që FFM të suspendoj përkohësisht fushën e Struga Trim Lum.
Lexo gjithashtu:
FFM suspendon fushën e Struga Trim Lum!
Ndaj arbitrave ditë më parë kishin reaguar edhe nga KF Gostivari, të cilët ishin ndarë të pakënaqur me atë që ju kishte ndodhur në ndeshjen ndaj Labunishtit, kur gjithashtu arbitri Boban Veliçkov nga Velesi u kishte anuluar një gol të pastërt atyre, ndërsa gjithashtu kishte ndëshkuar dy futbollistë të Gostivarit me kartonë të kuq.
FC Struga Trim Lum vs. Makedonia GJP
Ketu jane disa nga momentet vendimtare te gjykimit "Profesional" te treshes se arbitrimit (Josip Barton, Jovcevski Darko dhe Dejan Dimitrievic) ne ndeshjen e fundit, ndeshje e cila ishte vendimtare per te vendosur ekipin qe do te garoje per nje vend ne ligen e pare. – 2 Gola të anuluar- 2 kartona te kuq- 10 minuta shtese- penalti në minuten e 99Овие се некои од клучните моменти на “Професионалното“ судење на судиската тројка (Јосип Бартон, Дарко Јовчевски и Дејан Димитријевиќ) на последната утакмица, која утакмица беше и клучна во борбата за место во прва лига.- 2 Поништени Гола- 2 Црвени картони- 10 минути продолжение- пенал во 99 минута
Публикувахте от F.C. Struga в 3 май 2018 г.