Skuadra kampione e Francës, Paris Sen Zhermeni është vënë pas futbollistit të Totenhamit, Kristian Eriksen. Mesfushori danez ka zhvilluar një tjetër stinor të mrekullueshëm me Totenhamin në Premierligë, ndërsa paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga gjigantët evropian të futbollit, me në krye Paris Sen Zhermenin.
Kampionët e Francës, duan të bëjnë përforcime në mesfushë, pasi drejtuesit e klubit kërkojnë një sezon të suksesshëm në Ligën e Kampionëve në stinorin tjetër, nën udhëheqjen e trajnerit të ardhshëm, që thuhet të jetë Thomas Tuçel.
Transferimi i Eriksenit nuk do të jetë i lehtë për klubin nga “Parku i Princërve”, pasi për të në garë është edhe Barcelona, e cila po ashtu ka gati 100 milionë euro për shërbimet e tij.