Rusia është “plotësisht gati” për të qenë nikoqire e Kampionatit Botëror të Futbollit të këtij viti që do të mbahet në muajt qershor dhe korrik, ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, derisa ka deklaruar se ky shtet është duke bërë përgatitjet e fundit për këtë eveniment shumë të rëndësishëm futbollistik.
Duke iu drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë në Soçi, Infantino ka thënë se përgatitjet janë në përfundim e sipër.
“Rusia është e gatshme plotësisht në organizimin e kampionatit dhe mirëpritjen e palëve në këtë shtet të bukur”, – ka thënë ai.
Rusia është nikoqire e Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës nga 11 qershori deri më 15 korrik.