Treshja e sulmit të Liverpullit, Mohamed Sallah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino pa dyshim se ka qenë arma më e fortë e skuadrës angleze këtë edicion si në Premierligën angleze, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve Europian.
Ata kanë qenë në formë të jashtëzakonshme këtë stinor, ndërsa më së miri për këtë flet edhe kualifikimi në finalen e madhe të Ligës më prestigjioze europiane, ku kjo treshe ka shënuar gjithsej 29 gola.
Me këtë shifër ata kanë thyer rekordin e treshes së sulmit të Real Madridit, Kristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Garet Bejll, që në edicionin 2013/14 së bashku kishin shënuar 28 gola.
Sallah dhe Firmino kanë shënuar nga 10 gola, teksa Mane 9 gola, përfshirë këtu edhe njërin prej golave të shënuar në transfertën ndaj Romës, ku edhe pse Liverpulli pësoi disfatë 4:2, në fund arriti që të kualifikohet në finalen e madhe.
Rekordi i tyre mund të thellohet edhe më shumë në qoftë se arrijnë të shënojnë edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që luhet më 26 maj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.