Super ndeshje po zhvillohet në këto momente në “Olimpiko”, midis Romës dhe Liverpullit, skuadra këto që nëpo zhvillojnë ndeshjen e kthimit të ½ së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja nuk nisi mirë për vendasit e Romës, të cilët kapituluan vetëm pas 9 minutave lojë, kur pas një gabimi të Raxha Naingolan, Firminjo mu në momentin e duhur pasoi për Sadio Mane, i cili nuk e lëshoi rastin për të mposhtur portierin Alison Beker. Ky gol ndoshta në ato momente shuajti shumë shpresa të “romakëve”, mirëpo të njëjta i riktheu futbollisti i Liverpullit, Xhejms Milner, i cili në minutën e 15-të shënoi në rrjetën e gabuar.