Shkëndija fiton, por Shkupi dhe Renova dështojnë

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 32-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku kampionët e ri të vendit, Shkëndija ka treguar fytyrën e vërtetë në përballjen ndaj Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani shënuan fitore bindëse 3:0, duke mundur edhe në ndeshjen e katërt kampionale skuadrën shkupjane, e cila golin e parë e pranoi gjatë pjesës së parë, kur Zhunior shfrytëzoi asistin e mrrekullueshëm të Enis Fazlagiç. Gjatë pjesës së dytë Shkëndija me anë të Todorovskit dhe Alimit shënoi edhe dy gola të tjerë, duke konfirmuar se për momentin është dukshëm skuadër më e mirë dhe më e përgatitur se Rabotniçki, që megjithatë vazhdon të qëndrojë në pozitën e katërt.

Kjo për më tepër ps disfatës së Renovës në Manastir nga Pelisteri (2:3), ndërkohë këtë xhiro nuk kaloi më mirë as FC Shkupi, që në Çair nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Sileksit.

Fitore minimale 0:1, mirëpo me aromë mbijetese shënoi Skopje, që në arenën “Filipi i Dytë” mundi Vardarin, teksa fitore identike, mirëpo si vendas shënoi edhe Akademia Pandev që mundi Pobedën.

LPFM, Java XXXII

A. Pandev 1 – 0 Pobeda
Pelisteri 3 – 2 Renova
Shkëndija 3 – 0 Rabotniçki
Shkupi 1 – 1 Sileksi
Vardari 0 – 1  Skopje

 

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Shkëndija 32 25 4 3 88:25 79
2. Vardari 32 15 7 10 46:31 52
3. Sileksi 32 12 10 10 27:32 46
4. Rabotniçki 32 11 9 12 42:39 42
5. Renova 32 10 10 12 35:45 40
6. Akademija Pandev 32 9 12 11 37:40 39
7. Shkupi 31 9 11 11 36:42 38
8. Pobeda 32 8 8 16 32:51 32
9. Skopje 32 6 13 13 19:36 31
10. Pelisteri 31 7 10 14 31:52 31

Leave a Reply