Sulmuesi i Liverpullit, Mohamed Sallah, është shpallur futbollisti i vitit në Premierligë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit.
Ylli egjiptian fitoi këtë garë sërish në konkurrencë me futbollistin e Mançester Sitit, Kevin De Brujne, ndaj të cilit doli fitues edhe për çmimin e më të mirit të shpallur nga Federata Angleze e futbollit për sezonin që jemi duke lënë pas, teksa në vendin e tretë në këtë klasifikim, u rendit sulmuesi i Totenhamit, Hari Kejn.
Sallah po shkëlqen këtë edicion me Liverpullin, për të cilën skuadër në 34 ndeshje kampionale, ka realizuar 31 gola, teksa në të gjitha garat me skuadrën nga “Enfilld Roud” ka regjistruar gjithsej 43 gola.