Mançini në “pole-position” për të marrë drejtimin e Italisë

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mançini, i cili aktualisht po udhëheq skuadrën e njohur ruse të Zenit Shën Petersburg, është duke u përgatitur për të kurorëzuar një ëndërr të vjetër dhe të dashur. Në fakt, drejtimi i ekipit kombëtar ka qenë gjithmonë qëllimi i Mançinit, i cili shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës “axurre”.

“Për një trajner, stërvitja e Italisë, njërit prej ekipeve kombëtare më të rëndësishme në botë, është detyrë prestigjioze, për t’u krenuar” – kishte thënë Roberto Mançini për “Radio Rai”, që tregon besimin e tij për të qenë në gjendje të ngrejë ekipin kombëtar “axurr”, që duhet të harrojë shumë shpejtë vitin që lamë pas, kur edhe regjistroi një debakël, duke u mundur në ndeshjet e balotazhit nga Suedia për një vend në KB “Rusi 2018”.

Kësisoj pas shumë e shumë Botëroreve, futbolldashësit do të shohin një event aq të rëndësishëm pa Kombëtaren e Italisë, e cila përkohësisht po udhëhiqet nga Luixhi Di Biaxho, një emër tjetër i njohur ky për futbollin italian, pasi gjatë kohë edhe vetë ai ishte pjesë e “axurrëve” dhe skuadrës së Romës.

 

Leave a Reply