Verder Bremeni angazhon edhe një shqiptarë, kësaj rradhe nga Superliga shqiptare!?

Pas Milot Rashicës, të angazhuar gjatë merkatos së janarit, skuadra e njohur gjermane, e Verder Bremen, shumë lehtë mund të ndodhë që në verë të angazhojë edhe një futbollistë tjetër shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kukësit, Sidrit Guri, i cili po zhvillon një super sezon me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Që pas largimit të Elis Bakajt, Guri ka marrë epitetin e sulmuesit kryesor në skuadër, duke dëshmuar shumë kualitet dhe duke prodhuar shumë gola. Pikërisht golat e tij bënë që të dielën atë në ndeshjen në Korçë ta ndjekin disa skaut të skuadrës gjermane të Verder Bremenit, ndërsa një gjë të tillë sonte e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Kukësit, shkupjani, Nderim Nexhipi.

“Është e vërtetë se ka shumë interesin për Gurin. E konfirmoj se ka interes nga Verder Bremeni, sepse ka pasur skaut për të që e kanë ndjekur në sfidën e djeshme ndaj Skënderbeut. Por gjithashtu ka interes edhe nga Austria dhe Belgjika”, tha Nderim Nexhipi.

Guri me 17 gola të shënuar udhëheq listën e golashënuesve në Superligën shqiptare, teksa Kukësi me 58 pikë është shumë pranë për të siguruar pozitën e dytë, pasi Skënderbeu për momentin me 69 pikë ka një epërsi komode në pozitën e parë, që megjithatë si duket nuk do ta gëzojë, kjo për faktin se UEFA ka dënuar korçarët me 10 vite mos pjesëmarrje në garat europiane.

 

Leave a Reply