Malaga ndali Seviljën në hovin për TOP3 (VIDEO)

Malaga ka mundur Seviljën në ndeshjen e fundit të javës së 35-të në elitën e futbollit spanjoll, njofton “infOSport.mk”. Malaga shënoi fitore 4:2, në një ndeshje me shumë kthesa dhe me shumë aksione, me ç’rast në fund tifozët vendas lëshuan stadiumin të gëzuar.

Mirëpo fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një fund të tillë, pasi skuadra nga “Ramon Sançez Pizhuan” pas 30 mintave lojë avansoi me golin e shënuar nga Vaskez. Malaga u kundërpërgjigj 8 minuta më pas kur në rrjetën e Rikos shënoi Fornals, me të cilin gol u mbyll pjesa e parë e këtij takimi.

Kthesë totale të rezultatit solli Sandro Ramirez në minutën e 51-të, duke sjellë në ato momente Malagan në epërsi, për herë të parë në këtë takim.

Mirëpo Sevilja nuk u dorëzua dhe me anë të Vaskez, i cili shënoi golin e dytë personal në minutën e 57-të barazoi rezultatin në 2:2.

Mirëpo pas këtij momenti gjithçka foli në anën e vendasve, të cilët thjesht dominuan ndaj Seviljës në 30 minutat e fundit të takimit, kur edhe shënuan dy gola. Fillimisht Diego Ljorente në minutën e 77-të realizoi për 3:2, derisa vulën e fitores e vendosi Huan Karlos një minutë para fundit të takimit kur përfitoi nga një devijim i portierit Riko, i cili ndali penaltinë e ekzekutuar nga Ramirez.

Kësisoj Malaga realizoi edhe fitoren e tretë me rradhë, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën prej 42 pikëve, që i sigurojnë kësaj skuadre pozitën e 12-të në tabelë. Në anën tjetër Sevilja mbeti në kuotën e 68 pikëve, duke u renditur aktualisht në pozitën e katërt, që ju siguron atyre një vend për në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Evropian.

Tre pikë më shumë se skuadra nga “Ramon Sançez Pizhuan”  ka Atletiko Madridi në pozitën e tretë, derisa vendin e parë me nga 81 pikë e ndajnë Barcelona dhe Real Madridi.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply