Luis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Azerbejxhanit në kampionatin e Formulës 1. Kampioni në fuqi shfrytëzoi përplasjen e dy makinave të Redbullit, duke mbyllur garën i pari me kohën 1 orë e 43 minuta e 44 sekonda. Pas Hamiltonit u renditën Kimi Raikoneni i FerraritSergio Perez i skuderisë Forca India. Vetëm vendi i katërt shkoi për Fetelin, ndërsa Botas u tërheq nga gara.
Pas këtij triumfi, Hamilton kryeson renditjen në klasifikimin e përgjithshëm me 70 pikë të tubuara, katër më shumë se Feteli që e ndjek nga vendi i dytë. Gara e radhës në Formula 1 do të jetë ajo për Çmimin Madh të Spanjës që do të zhvillohet me 13 maj.