Nga KF Gostivari e quajnë skandaloze gjithë atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Labunishtit, mendojnë largimin!

KF Gostivari ka reaguar ashpër ndaj Federatës së Futbollit të Mafiozëve, siç e quajnë ata Federatën e futbollit të Maqedonisë. Sipas tyre pikërisht ky institucion është përgjegjësi kryesor i organizimit të cirkut të quajtur futboll. Ata janë të revoltuar nga e gjithë ajo që ndodhi në ndeshjen derbi të javës së 24-të në Ligën e Dytë – Perëndim në ndeshjen ndaj Labunishtit në Strugë, aty ku kishte gjithçka, por vetëm futboll jo, njofton “infOSport.mk”.

Nga KF Gostivari pyesin se si është e mundur që persona të pautorizuar të futen në fushë dhe të sulmojnë fizikisht stafin dhe futbollistët e tyre. Kjo sipas tyre kalon çdo kufij, ndërsa pas gjithë këtij skandali ata seriozisht po mendojnë nëse duhet të vazhdojnë të garojnë edhe më tutje, pasi sipas tyre gara tashmë ka humbur kuptimin dhe se është e korruptuar në thellin e saj. Ata ditëve në vijim pritet të inicojnë një takim me të gjitha klubet shqiptare, me të cilat do të koordinohen lidhur me një vendim të përbashkët, i cili do të bazohej mbi interesat dhe investimet e klubeve shqiptare në futbollin e Maqedonisë.

Më poshtë ju sjellim në mënyrë integrale reagimin e plotë e drejtuesve të KF Gostivari.

SKANDALOZE!!!!!

Sot, edhe nje here, u deshmua se Federarat e Futbollit te Mafiozeve (FFM) eshte pergjegjegjesi kryesor i organizmit te cirkut te quajtur futboll. Nuk e dime per te saten here viktime jane perseri klubet shqiptare e ne vecanti KF Gostivari. Per fat te keq te simpatizanteve te vertete te futbollit dhe per ata qe jane te dashuruar ne kete loje, federata me keto anime ka bere qe ata te humbin besimin ne garen qe organizohet nga ky instituticion qe quhete Federate futboli. Ata kane ndertuar nje sistem koruptivo-mafioz me referet dhe delegatet e tyre per te favorizuar ekipet qe jane te paracaktuar prej tyre te jene favorite dhe cdokush qe deshiron te nderoj garen dhe te luaje fer ndeshkohet brutalisht nga federata . Ajo qe eshte per te ardhur keq se te njejtit ndihmohen edhe nga servilet dhe pakurizoret shqiptar te punesuar ne federate qe jane pjese e ketij grupimi mafioz dhe nuk kursehen per tu bere keq ekipeve shqiptare.

Ajo qe perjetoji sot Gostvari ne Struge ne ndeshjen me Llabunishten shkon pertej cdo imagjinate dhe arsyeje normale per te vazhduar me garen.

  1. Lojtaret dhe stafi teknik i Kf gostivari gjat lojes se sotme perjetuan tmer te vertete ne Struge. Ne fillim te ndeshjes lojtaret vendas me nje nderhyrje brutale lendojne lojtarin e Kf Gostivarit, Fatmir Arifin, i cili peson tronditje ne kokë dhe dhemb te thyer dhe per kete arsye shtrohet ne spitalin e Ohrit nga kjo nderhyrje jo-njerezore.
  2. Pas perfundimit te pjeses pare nga ana e nikoqireve persona te pautorizuar futen ne fushe fhe sulmojne fizikisht stafin teknik dhe lojtaret e Kf Gostivarit.
  3. Ndersa referimi eshte kapitull i vecante ne kete mes. Ata pa asnje arsye dy lojtar te Gostivarit i ndeshkojne me karton te kuq, anulojne gol te regullt , dhe nuk akordojne dy penallti te pastra!

 

Kryesia e Kf Gostivari mendon seriozisht nese duhet te vazhdoj te garoj metutje sepe gara ka humbur kuptimin dhe eshte e korruptuar ne thelin e saj. Kryesia e Klubit keto dite do te inicoj takime me te gjithe klubet shqiptare per tu koordinuar me qellim te marrjese se nje vendim te perbashket i cili do te bazohet mbi interesat dhe investime e klubeve te shqiptare perndryshe nuk e kuptojme llogjiken per te vazhduar metej garen.

KF GOSTIVARI

Leave a Reply