Kampioni mbetet kampion, ndërsa një gjë të tillë Juve dëshmoi edhe sonte në derbi ndeshjen e javës së 35-të kundër Interit, kur fitoren e siguroi vetëm në minutat e fundit të takimit, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse deri në minutën e 87-të “Zonja e Vjetër” ishte në disavantazh 2:1, atyre ju mjaftuan tre minutat e fundit për të shënuar dy gola dhe për të rikthyer rezultatin në favorin e saj.
Fillimisht një goditje e Kuadrados e devijuar nga Shkriniar në minutën e 87-të bëri që Juve të barazojë shifrat në 2:2, teksa Higuain, i cili për gjatë gjithë ndeshjes ishte nën hijen e mbrojtësve “zikaltër” në minutën e 89-të doli në skenë duke shënuar golin e fitores, që mban Juven në pozitën e parë.
Ndryshe sa i përket pjesës së parë, ajo u mbyll mes shumë polemikave dhe një goli të shënuar nga ana e Daglas Kostas në minutën e 13-të, teksa gjithashtu ajo që duhet cekur gjatë kësaj pjese ishte edhe kartoni i kuq i Vecinos në minutën e 15-të, si dhe goli i anuluar me të drejtë i Matuidit kah fundi i 45 minutëshit të parë.
Këtij goli Interi u kundërpërgjigjë me anë të kapitenit Mauro Ikardi në minutën e 51-të, për të ardhur ai autogoli i Barzaljit në minutën e 65-të.
Megjithatë Juve krejt në fund tregoi fytyrëne vërtetë të kampionit, duke dëshmuar se jo rastësisht 6 vite me rradhë po sundon me futbollin italian.
Golat nga ndeshja Inter – Juventus mund ti ndiqni KËTU.