Shumë polemika dhe një gol për Juven (VIDEO)

Është mbyllur me shumë polemika dhe një gol të shënuar në rrjetën e  Inter, 45 minutëshi i parë i derbit të javës së 35-të midis Interit dhe Juventusit, njofton “infOSport.mk”.

Daglas Kosta ka zhbllokuar sfidën teksa ka mposhtur Handanoviçin me një gjuajtje perfekte në brendësi të zonës. Por nuk mbaron këtu, Vecino është ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Manxhukiç falë sistemit VAR, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë sërish falë VAR-it, arbitri kryesor i anuloi golin Matuidit. Kësisoj pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol dhe me Juven në avantazh, që objektivin kryesor ka titullin kampion.

 

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply