Gostivari nxorri barazim kundër Labunishtit dhe arbitrit Veliçkov! (VIDEO)

Gostivari ka nxjerrë një barazim 1:1 në transfertën ndaj Labunishtit në Strugë, ku megjithatë në qendër të vëmendjes ishte arbitri Bobi Veliçkov, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje mjaft e tensionuar, ndërsa për këtë kontribuoi edhe arbitri kryesor i takimit nga Velesi, Veliçkov, i cili me vendimet e tij në disa raste humbiste kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 64-të Veliçkov bashkë edhe me ndihmësit e tij madje dëmtoi Gostivarin, duke i anuluar një gol të pastërt, të cilin e kishte shënuar Hristijan Grozdanoski.

Gostivarit i anulohet goli!

Gostivarit i anulohet goli! Edhe pse ishte i rregullt, arbitri anësor kishte treguar rivënie këndi të cilën arbitri kryesor e aprovoi, duke anuluar këtë gol të Hristijan Grozdanoskit!

Публикувахте от infosport.mk в 28 април 2018 г.

Portieri vendas Raif Mirseloski në tentativë për të shpëtuar një rivënie nga këndi, gaboi, duke i dhuruar topin mbrojtësit gostivaras, Grozdanoski, i cili arriti që të tund rrjetën e vendasve, mirëpo me sinjalizim të arbitrit anësor, i njëjti u anulua, gjë kjo që shkaktoi edhe reagimin e futbollistëve të Gostivarit, të cilët megjithatë në minutën e katërt shtesë arritën që të barazojnë shifrat në 1:1 falë golit të shënuar nga Ilirid Ademi.

GOSTIVARI BARAZON NË MINUTËN E KATËRT SHTESË

GOSTIVARI BARAZON NË MINUTËN E KATËRT SHTESË NDAJ LABUNISHTITLABUNISHTI – GOSTIVARI 1:1(I. Ademi 90+4')

Публикувахте от infosport.mk в 28 април 2018 г.

Ndryshe Labunishti kishte avansuar me golin e Igor Kleçkarovskit në minutën e 25-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Labunishti avanson perballe Gostivarit

Labunishti avanson perballe Gostivarit LABUNISHTI – GOSTIVARI 1:0(I. Kleçkaroski 25' – pen)

Публикувахте от infosport.mk в 28 април 2018 г.

Pas këtij barazimi Gostivari barazohet me pikë me Makedonija Gjorçe Petrovin, që të dyja skuadrat kanë nga 47 pikë dhe për momentin ndajnë pozitën e parë, teksa Labunishti me 36 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply