Enis Bardhi ka luajtur titullarë sonte në takimin e fundit të javës së 34-të në La Liga, duke ndihmuar skuadrën e tij që të shënojë një fitore të madhe ndaj Seviljës, njofton “infOSport.mk”.
Bardhi pas atyre dy golave të shënuar në ndeshjen e fundit kundër Atletik Bilbaos, sonte nuk arriti që të shënojë, megjithatë bëri një paraqitje shumë të mirë, duke qenë ndër më të dallluarit për gjatë 90-të minutave.
Ndryshe Levante avansoi me golin e shënuar nga Roxher, teksa mysafirët nga “Ramon Sançez Pizhuan” u kundërpërgjigjën vetëm 5 minuta më pas, kur Fernandez me të majtën e tij shënoi një eurogol.
Këto dy gola dhe barazimi 1:1 doli të jetë rezultati i pjesës së parë, ndërsa golin e vetëm dhe të fitores në pjesën e dytë për Levanten e realizoi Morales në minutën e 74-të.
Me këtë fitore Levante tashmë renditet në pozitën e 16-të me 40 pikë, dhe thuajse ka të siguruar mbijetesën, teksa komplikohen gjërat për Seviljën pas kësaj disfate, pasi skuadra andaluziane rrezikon edhe pozitën e 7-të që siguron një vend për në Liga Europa.