Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur këtë fundjavë në Kosovë gjatë ndeshjes së Superligës mes Besës së Pejës dhe Prishtinës, ndeshje kjo që u mbyll me fitoren 1:2 të skuadra nga kyeqendra.
Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, është arrestuar nga forcat e rendit gjatë zhvillimit të takimit dhe është vendosur të mbahet 48 orë në paraburgim.
Leci ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 52-të të takimit dhe ishte duke e ndjekur pjesën e mbetur të lojës nga tribuna. Në minutën e 90 portieri i Prishtinës, Alban Muqiqi, u dëmtua dhe Leci u fut në fushë për të parë gjendjen e tij nga afër. Në këtë moment policët e kanë larguar mbrojtësin sërish drejt tribunës dhe mes tyre janë shkëmbyer disa fjalë.
Pas fjalëve të shkëmbyera, policët kanë reaguar ashpër ndaj futbollistit të Prishtinës, të cilin e kishin arrestuar dhe të njëjtin e kishin shoqëruar në stacionin policor të Pejës.