Drejtuesit e skuadrës së Beshiktashi edhe zyrtarisht kanë sjellur vendim se futbollistët e tyre nuk do të luajnë ndaj Fenerbahçes në ndeshjen kthimit të gjysmëfinales në Kupën e Turqisë.
“Tashmë 115 vite jemi në terrenet e futbollit, kemi fituar, kemi luajtur baraz e kemi humbur. Mirëpo që të mos hyjmë në rolin e humbësit, sollëm vendimin për të mos u paraqitur për ndeshjen e kthimit të Kupës”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e Beshiktashit.
Përballja ndërmjet Fenerbahçes dhe Beshiktashit që zhvillohej në stadiumin “Shukru Saraçollu” me 19 prill u ndërpre në minutën e 57-të, pasi nga tribunat u godit në kokë trajneri i mysafirëve, Shenoll Gunesh. Federata e Futbollit të Turqisë, mori vendim që kjo ndeshje të luhet me 3 maj pa tifoz, por e njejta nuk u pranua nga Beshiktashi. Kujtojmë se momenti kur u ndërpre takimi rezultati ishte 0:0, ndërsa ndeshja e parë e luajtur në “Vodafone Park” u mbyll me barazim 2:2.