Milluoki Baks ka shënuar fitore 97:86 ndaj Bostonit në ndeshjen e 6-të çerekfinale të “play off-it” në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve mes dy ekipeve.
Edhe pse u mendua se “selltiksat” do ta kishin të lehtë në këtë fazë, mungesa e Irving si duket ndikoi shumë. Boston e dominoi ndeshjen në pjesën e parë (Tatum 22 pikë), por në pjesën e dytë vendasit u treguan më të saktë, duke përmbysur disavantazhin e skuadrës mike.
Antetokounmpo me 31 pikë ishte lider në fushë për “Baksat”, duke mbajtur gjallë shpresat e ekipit të tij për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale. Deri më tani, një biletë për më tej kanë prerë Filadelfia (Lindje), Hjuston, Golden Stejt dhe Nju Orlins (Perëndim).
Konferenca e Lindjes |
1-8, Toronto – Uashingtoni, (3-2 me ndeshje) |
2-7, Bostoni – Milluoki, 86-97 (3-3 me ndeshje) |
3-6, Filadelfia – Majami, (4-1 me ndeshje) |
4-5, Klivlendi – Indiana, (3-2 me ndeshje) |
Konferenca e Perëndimit |
1-8, Hjustoni – Minesota, (4-1 me ndeshje) |
2-7, Golden Stejt – San Antonio, (4-1 me ndeshje) |
3-6, Portlandi – Nju Orlinsi, (0-4 me ndeshje) |
4-5, Oklahoma – Juta Xhaz, (2-3 me ndeshje) |