Futbollisti shqiptar, Arton Zekaj, që luan për përfaqësuesen U17 të Serbisë, ka mohuar zërat për një ftesë të mundshme që të jetë pjesë e Kosovës.
“Kam pasur vetëm një ftesë nga ana e mediave dhe me atë rast kam folur për luftën e Sopotit për mbijetesë. Askund nuk është përmendur asgjë që lidhet me atë temë, e pastaj shkoj në stërvitje dhe lexoj disa gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën”, ka thënë djaloshi shqiptarë, i cili ka dalur nga shkolla e Partizanit të Beogradit dhe që tanimë është kapiten i përfaqësueses U17 të Serbisë, shkruan “Novosti”.
Shqiptari ka thënë se nuk ka pasur kontakte asnjëherë me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.
“Nuk kam marrë asnjë thirrje, as nuk kam menduar kurrë për këtë në atë drejtim. Më besoni, koka ime është e plotë, telefoni nuk ndalet duke kumbuar. Nuk e di më se për çfarë duhet të flas kur nuk ka bazë për asnjë polemikë apo shpjegim. Është përmendur se do të luaja për Kosovën në rast se nuk ftohem prej Serbisë. Është krejtësisht e pasaktë, askush nuk duhet të kushtëzoj askënd”, përfundoi Zekaj me një zë modesti.