Paraqitjet e mira këtë sezon me fanellën e Liverpullit, kanë bërë që drejtuesit e skuadrës angleze të mos mendojnë në asnjë mënyrë shitjen e Mohamed Sallah. Ata dëshirojnë që të mbajnë atë në “Enfilld Roud” edhe për disa vite, duke pasur parasysh se Liverpullit iu bashkua vetëm verën e kaluar nga Roma.
Mediet britanike shkruajnë se krerët e Liverpoolit për asnjë çmim nuk duan të heqin dorë nga egjiptiani, edhe përkundër interesimit të shumë skuadrave të njohura europiane, përfshirë këtu edhe Real Madridin, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm të harxhojnë plotë 200 milion euro për shërbimet e Sallah.