FC Shkupi të mërkurën u rikthye të luaj për herë të parë në stadiumin e Çairit, edhe atë pas më shumë se katër muajsh, ndërsa fusha vendase, tifozët dhe atmosfera e krijuar në tribnuna, bënë që futbollistët e FC Shkupit të vallëzojnë dhe në fund të shpërblejnë gjithë ata të pranishëm me fitoren 3:1 ndaj Pobedës, njofton “infOSport.mk”.
Edhe përkundër dominimit të plotë që nga fillimi e deri në fund, futbollistët e FC Shkupit golat i gjetën vetëm në pjesën e dytë, kur fillimisht Alen Jasharoski shënoi golin e parë, për të dyfishuar rezultatin turku Emre Xhan, teksa Bazhe Ilijoski nga penaltia shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve.
EMRE XHAN SHENON EDHE GOLIN E DYTE NE RRJETEN E POBEDES
EMRE XHAN SHENON EDHE GOLIN E DYTE NE RRJETEN E POBEDESSHKUPI – POBEDA 2:0(E. Xhan 76')
Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.
Këta dy të fundit në lojë u inkuadruan gjatë pjesës së dytë, me Emre Xhan, i cili në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 59-të, teksa golin e tij të dytë me fanellën e FC Shkupit, e realizoi pas 17 minutave të kaluara në fushë.
Vlen të theksojmë se edhe golin debutues me fanellën “bardhekaltër”, Emre Xhan Atila e kishte shënuar kundër Pobedës, në atë ndeshje të çmendur të 25 shkurtit në Manastir, e cila ishte mbyllur me barazimin 3:3.
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLFC SHKUPI BARAZON REZULTATIN NDAJ POBEDËS, SHËNON DEBUTUESI TJETËR, EMRE XHANPOBEDA – FC SHKUPI 3:3(E. Xhan 88')
Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.