Fitore e madhe e Pelisterit ndaj Sileksit (VIDEO)

Pelisteri ka regjistruar një fitore të madhe në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke mundur Sileksin me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore skuadra nga Manastiri tashmë sulmon pozitën e 8-të, atë të balotazhit që aktualisht mbahet nga Pobeda e Prilepit.

PELISTERI AVANSOI NDAJ SILEKSIT

PELISTERI – SILEKSI 1-0(B. Manevski 16')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Ishte sulmuesi veteran Borçe Manevski ai që kaloi në epërsi Pelisterin në minutën e 16-të, teksa barazimin Sileksit i’a solli ish futbollisti i Pelisterit, Antonio Bujçevski në minutën e 30-të, duke ndëshkuar në këtë mënyrë ish skuadrën e tij.

SILEKSI BARAZON REUZLTATIN NDAJ PELISTERIT

SILEKSI BARAZON REUZLTATIN NDAJ PELISTERIT PELISTERI – SILEKSI 1:1(A. Bujçevski 30')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë Pelisteri falë autogolit të Gjorgji Tanushev në minutën e 52-të arriti deri tek tre pikët e plota.

Konjarski nga një gjuajtje e lirë nga e majta mjaft mirë harkoi në zonën e mysafirëve, ndërsa Tanushev në tentativë për të pastruar rrezikun shënoi në rrjetën e gabuar.

PELISTERI SËRISH AVANSON NDAJ SILEKSIT

PELISTERI SËRISH AVANSON NDAJ SILEKSITPELISTERI – SILEKSI 2:1(Gj. Tanushev a.g 52')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Pelisteri tashmë numëron 28 pikë dhe ndohet aktualisht në zonën e ftohtë, pasi mban vetëm pozitën e 9-të, mirëpo me vetëm një pikë më pak se Pobeda e vendit të 8-të që sot u mund nga FC Shkupi në Çair.

Derbi lokal midis Vardarit dhe Rabotniçkit, u takoi këtyre të fundit (0:1), Akademia Pandev dhe Shkëndija barazuan 2:2, teksa Renova me dy gola të shënuar gjatë pjesës së dytë mundi Skopjen (2:0).

LPFM, Java 30

A. Pandev 2 – 2 Shkëndija
Pelisteri 2 – 1 Sileksi
Renova 2 – 0 Skopje
Shkupi 3 – 2 Pobeda
Vardari 0 – 1 Rabotniçki

Leave a Reply