Rabotniçki ka thelluar edhe më shumë krizën e tashmë, ish kampionëve të vendit, Vardarit, duke mundur rivalët lokal në derbi ndeshjen e javës së 30-të me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm në këtë përballje të zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë” për thënë kushtimisht mysfairët, e realizoi Viktor Angellov në minutën e 56-të.
ANGELLOV, SUPER GOL NDAJ VARDARIT
ANGELLOV, SUPER GOL NDAJ VARDARIT VARDARI – RABOTNIKI 0:1(V. Angellov 56')
Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.
Futbollisti i cili skuadrës nga “Debar Maalo” iu bashkua gjatë merkatos së janarit në formë huazimi nga ekipi hungarez i Ujpeshtit, shënoi një super gol me të majtën e tij, kur fillimisht u lirua nga kundërshtari i tij Bitang, që më pas me një të majtë precize të dërgojë topin në shtyllën më të largët, që nga portieri Aleksovski të përcillet vetëm me shikim.
Falë kësaj fitore Rabotniçki përforcoi pozitën e katërt në renditje, pasi tashmë “romantikët” kanë 41 pikë, 4 më shumë se Renova e vendit të 5-të, teksa Vardari mbetet edhe më tej në pozitën e dytë me 49 pikë.