Federata e Futbollit të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht ka caktuar datën, orën dhe vendodhjen se ku do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.
Për dallim nga viti i kaluar kur Velesi dhe Futsal Shkupi titullin e dytë më të rëndësishëm e diskutuan në Strumicë, kësaj rradhe dy skuadrat finaliste, Juventus Serava dhe Gemixhi për trofeun e Kupës do të luftojnë në palestrën e qytetit të Gostivarit.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me 12 maj me fillim në ora 19:30, ndërsa do të jetë ky një rast i mirë për ekipin shqiptarë nga Shkupi që në finalen e sa të tretë ti gëzohet trofeut të parë në histori. Rikujtojmë në dy finalet e njëpasnjëshme (2014/2015, 2015/2016), Juventus Serava ishte mundur nga kampionët e atëhershëm të Zhelezarecit, ndërsa në anën tjetër për ekipin e Gemixhi nga Velesi është kjo hera e parë që do të luajnë në një finale të Kupës.