Reali gati 200 mln për yllin e PSZH-së

Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë prej 200 milionë euro për sulmuesin e Paris Sen Zhermenit, Kylian Mbape, shkruan “Don Balon”, përcjellë “infOSport.mk”.

Real Madridi shpresoi ta transferonte Mbapen verën e kaluar, por u mposht nga konkurrenca e PSZH-së, që e huazoi atë nga Monako me obligim për ta blerë për 180 milionë euro.

Tani, presidenti i gjigantit spanjoll Florentino Perez shpreson ta bindë PSZH-në ta shesë adoleshentin francez duke i premtuar se nuk do ta kërkojë më Nejmarin, i cili verën e kaluar nga rradhët e Barcelonës për një shumë prej 222 milion euro u transferua te kampionët e Francës.

Leave a Reply