Presidenti i Sivasspor mysafir special i FC Shkupit! Do të përcjellë edhe në ndeshjen ndaj Pobedës (FOTO)

Presidenti i skuadrës së njohur turke të Sivasspor, Mecnun Otyakmaz, është mysafir special i FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Numri një i Sivasspor kishte një takim zyrtarë me krerët e klubit nga Çairi, klube këto që kanë një bashkëpunim të madh mes vete.

Në saje të një miqësie të tillë vetë Otyakmaz ka udhëtuar drejt Shkupit, ndërsa pas drekës së përbashkët dhe takimit që pati me miqtë e tij të FC Shkupit, ai ka vendosur që të jetë prezent edhe në ndeshjen ndaj Pobedës në Çair.

Në këtë ndeshje pritet të ketë shumë tifoz, duke pasur parasysh se “bardhekaltërit” pas një pauze më të gjatë rikthehen ti luajnë ndeshjet në folenë e tyre.

Sivasspor garon në Superligën turke dhe aktualisht renditet në pozitën e 7-të, ndërsa këtë verë Mecnun Otyakmaz bëri bujë në merkato duke sjellë në rradhët e klubit të tij brazilianin e mirënjohur, Robinjo, një ish futbollist ky i Milanit dhe Realit të Madridit.

Leave a Reply