Grnçarov provokon sërish Shkëndijën (VIDEO)

Kapiteni i Vardarit, Boban Grnçarov ka vazhduar me provokimet e tij adresuar klubit të futbollit Shkëndija, rivalit më të madh të skuadrës shkupjane viteve të fundit në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Vardari sot në kuadër të javës së 30-të mundi Pobedën me rezultatin 4:0, ndërsa në anën tjetër Shkëndija nuk shkoi më shumë se një barazim në transfertën ndaj Shkupit në Çair. Kjo ndikoi që tashmë diferenca midis Vardarit në vendin e parë dhe Shkëndijës në vendin e dytë të jetë plotë 12 pikë, ndërsa Grnçarov nuk ka mundur pa përmendur këtë gjë gjatë një feste të tij, ku përderisa këndonte këngën “Oj Vardare….” tha 12 pikë, duke aluduar pikërisht te diferenca që skuadra e tij ka ndaj skuadrës tetovare.

Kjo nuk është hera e parë që Grnçarov po provokon në adresë të Shkëndijës, pasi një gjë të tillë bëri edhe dy herë më parë, duke nisur që pas ndeshjes së kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës dhe më pas edhe para ndeshjes kampionale të 26 prillit.

 

Leave a Reply