Një kroat për të shpëtuar Udinesen. Igor Tudor është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës friulane. Pas vështirësive që hasi për të mbrritur te emra të tillë si Stramaccioni, Guidolin, Reja e Delneri, presidenti i Udineses Gino Pozo ia besoi stolit, ballkanasit Tudor i cili nis kështu një eksperiencë të re pas shkarkimit nga stoli i Galatasaray-it në dhjetor të vitit të kaluar. Tudor te Udinese do të pasojë Massimo Oddon i cili u shkarkua nga detyra pas humbjes së 11-të radhazi që pësoi ekipi friulan në Serinë A, pikërisht të dielën ndaj Crotones.
Udinese për momentin ka vetëm 4 pikë më shumë se Spal i vendit të 18-të dhe duhet të luftojë deri në fund për të siguruar mbijetesën. Debutimin në stolin e bardhezinjëve, Tudor që në të kaluarën ka drejtuar edhe Hajdukun e Splitit e Paokun e Selanikut do ta bëjë këtë fundjavë në transfertën ndaj Beneventos në një ndeshje ku 3 pikët do të ishin jetike për Udinesen.