Përveç disfatës së rëndë nga Benevento, Milani ka humbur edhe mesfushorin Lukas Bilja, i cili pas përfundimit të ndeshjes ankohej në lëndim.
Kësisoj ai do të mungojë deri në fund të sezonit, përfshirë këtu edhe finalen e madhe të Kupës së Italisë kundër Juventusit.
Kjo pritet të jetë një mungesë mjaftë e madhe për trajnerin, Xhenaro Gattuso, i cili me Milanin e tij pritet që sezonin e ardhshëm sërish të luaj në Liga Europa, pasi është shumë larg vendeve që sigurojnë Ligën e Kampionëve.