Ky Vardar është për turp, mundet edhe nga Pobeda (VIDEO)

Vardari ka pësuar edhe disfatën e 8-të këtë edicion në elitën e futbollit vendor, duke u mundur në transfertën në Strumicë nga Pobeda me rezultatin 0:2, njofton “infOSport.mk”. Kjo disfatë ka konfirmuar krizën e madhe, në të cilën ndodhet tashmë ish skuadra kampione, që sot  edhe zyrtarisht humbi titullin e kampionit nga Shkëndija.

Nga një gol në secilën pjesë realizoi Pobeda, e cila në këtë mënyrë rrit shanset për të mbijetuar në mesin e më të mirëve.

POBEDA KONFIRMON KRIZËN E VARDARIT

POBEDA KONFIRMON KRIZËN E VARDARITPOBEDA – VARDARI 2:0(Z. Danoski 55')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Golin e parë e realizoi sulmuesi veteran Bllagoja Geshoski në minutën e 19-të, kur me të majtën e tij arriti që të mposht portierin Aleksovski, i cili kapituloi edhe gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 55-të të takimit, kur Zoran Danoski  shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e “kuqezinjëve” nga Shkupi.

POBEDA AVANSON NDAJ VARDARIT

POBEDA AVANSON NDAJ VARDARITPOBEDA – VARDARI 1:0(B. Geshoski 19')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Falë kësaj fitore Pobeda përforcon pozitën e 8-të në renditje, tashmë me 29 pikë, 4 më shumë se dy skuadrat e fundit në tabelë, Pelisteri dhe Skopje.

Leave a Reply