Shkëndija edhe zyrtarisht është kampioni i ri i Maqedonisë në futboll, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani sot në ndeshjen e javës së 29-të mundën FC Shkupin me rezultatin 2:0, dhe tashmë 7 javë para fundit të sezonit 2017/2018 ka plotë 26 pikë epërsi ndaj Vardarit të vendit të dytë, që humbi në transfertën ndaj Pobedës (2:0).
Ndryshe që të dy golat Shkëndija i realizoi gjatë pjesës së dytë, edhe atë përmes rezervistëve Marjan Radeski dhe Besart Ibraimi, të cilët trajneri Osmani kishte vendosur që ti lë në bankinë.
ZHBLLOKOHET SFIDA NË TETOVËSHKËNDIJA – SHKUPI 1:0(M. Radeski 62')
Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.
Pas një aksioni të gjatë, Marjan Radeski duke shfrytëzuar pakujdesinë e mbrojtësit të djathtë Maliqi me kokë në minutën e 63-të arriti që të mposht portierin Suat Zendeli, teksa pas një slalomi në mbrojtjen “bardhekaltër”, Besart Ibraimi në minutën e 83-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkëndija 2, Shkupi 0.
IBRAIMI FUNDOS SHPRESAT E FC SHKUPIT PËR TË NXJERRË BARAZIM
IBRAIMI FUNDOS SHPRESAT E FC SHKUPIT PËR TË NXJERRË BARAZIM SHKËNDIJA – FC SHKUPI 2:0(B. Ibraimi 81')
Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.
Ishte kjo një fitore më se e merituar e Shkëndijës, mbi të gjitha titulli kampion, që me meritë e fituan “kuqezinjtë”, duke lënë shuëm pas vetes kampionët e vjetër tashmë, Vardarin. Për Shkëndijën është ky titulli i dytë në historikun e saj, pas atij në sezonin 2010/2011, kur sërish me Qatip Osmanin në krye festonte për herë të parë titullin e kampionit.