Vazhdon kriza e Interit, Napoli rrezikon Romën në vendin e dytë (VIDEO)

Napoli vijon t’i mbajë gjallë shpresat për vendin e dytë në renditje në elitën e futbollit italian.

Skuadra e Elseid Hysajt ka mposhtur mbrëmjen e sotme Interin në transfertë duke e futur akoma më shumë në krizë skuadrën “zikaltër”.

Ndeshja e zhvilluar në “Xhuzepe Meaca” përfundoi me fitoren 0:1 për Napolin, që mori tre pikë falë një goli të Hoze Kajehon në minutën e 43-të. Spanjolli përfitoi nga një gafë e madhe e japonezit, Nagatomo, i cili thjesht i dhhuroi një top futbollistit napolitan, duke i mundësuar atij që nga afërsia të shënojë në rrjetën e Handanoviç.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj luajti për 90 minuta në këtë ndeshje duke kontribuar në fitoren e Napolit që është pranë arritjes së objektivit, vendit të dytë që aktualisht mbahet nga Roma, por që tashmë ka vetëm një pikë më shumë se skuadra “napolitane”.

Napoli pas 34 ndeshjeve ka tubuar 74 pikë, derisa Roma që dështoi sot përballë Lacios ka 75 pikë.

 

Leave a Reply