Sot në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim u zhvilluan ndeshjet e javës së 22-të, njofton “infOSport.mk”. Skuadrat favorite pa probleme arritën fitoret e tyre të rradhës, duke vazhduar në këtë mënyrë ëndërrën për inkuadrim në elitën e futbollit vendor.
Gostivari pa shumë probleme mundi Zajazin në Kërçovë me rezultatin 1:4, teksa Struga Trim Lum si vendas mundi EuroMilkun (3:1).
Makedonija Gjorçe Petrovi falë “dopietës” së Bobi Bozhinovskit në transfertë mundi Novacin me rezultatin 0:2, teksa derbi për mbijetesë midis Lokomotivës dhe Teteksit përfundoi me barazimin 2:2.
Java e 22-të mbyllet me derbi ndeshjen e kësaj jave midis Labunsihtit dhe Vëllazërimit, skuadër kjo që gjithashtu pretendon vendet e para.
LDFM – Perëndim, Java XXII |
||
Lokomotiva | 2 – 2 | Teteksi |
Novaci | 0 – 2 | Makedonija Gj. P |
Struga Trim Lum | 3 – 1 | EuroMilku |
Zajazi | 1 – 4 | Gostivari |
E diel: | ||
Labunishta | 16:00h | Vëllazërimi |