Humbja gjithmonë dhemb dhe askush nuk dëshiron të humb. Por, një garë sportive nuk mund të ketë dy fitues, pasi kampion mund të jetë vetëm një. Ai që triumfon natyrisht se bart të drejtën t’i gëzohet suksesit, padyshim se me respekt ndaj kundërshtarit, ndërsa e bukura e sportit është se humbësi sipas etikës pranon dështimin dhe uron fituesin. Shkëndija e Tetovës këtë vit si kurrë më parë po dominon futbollin vendor, duke nxjerë nga të dyja garat (kampionati dhe Kupa) rivalin më të madh Vardarin që në muajin mars. Në mesjavë tetovarët treguan klas duke fituar në fushë të Vardarit dhe çuan në 23 pikë diferencën mes dy pretendentëve për titull për të shkuar vetëm një pikë pranë mbylljes matematikore të kampionatit. Kjo ecuri solli festë të madhe në taborin e tetovarëve në ‘teritor’ të rivalit të madh dhe si duket nga Vardari nuk munden të ‘kapërdinë’ nënçmimin sportiv që u shkaktoi Shkëndija. Mbase të ndikuar edhe nga mënyra se si fitonin sezonet e kaluara u ‘dhezte’ pikërisht në momentet kur bëhej diferenca.
Pas ndeshjes të së mërkurës Vardari-Shkëndija (2:3) dhe festës së kuqezinjëve tetovarë në ‘shtëpi’ të Vardarit, nga skuadra shkupjane përmes mediave që i kontrollojnë vetë, tentuan të hijezojnë suksesin e kundërshtarit apo të arsyetojnë dështimin e tyre me potencim të sjelljes jokorrekte të tetovarëve gjatë festës në dhomat e zhveshjes. Po, është e vërtetë se sharjet asnjëherë nuk janë të hijshme dhe secili duhet t’i gjykojë ato, por ndonjëherë është mirë të hulmtohet për arsyet që sjellin deri te një gjë e tillë. Në videon e publikuar në media nga dhoma e zhveshjes së Shkëndijës për disa sekonda (5-6 sekonda) dëgjohen sharje (nuk i arsyetojmë) në adresë të Vardarit, por askund nuk ka ofendime në baza nacionale apo fetare.
Kjo ka mjaftuar që mediat në fjalë (të kontrolluara nga individë pjesë e Vardarit) të hedhin gjithë fokusin në këtë drejtim, ndërsa të njejtat të paktën në asnjë fjali të vetme në raportin e ndeshjes nuk potencuan se tifozët vendas (Komitët) gjatë ndeshjes në fjalë sërish këndonin korre raciste (shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur). Sigurisht se veshi i tyre është i shurdhër për këtë dukuri, pasi logjikisht nuk është se ju dhemb apo ndjejnë diçka kur sipas nivelit të tyre të “ndershmërisë” ofendohet rivali.
Duke parë këtë fakt është shumë e qartë se individë që nuk shohin atë që ju ndodh para syve dhe të njejtën nuk e potencojnë, nuk mund të kenë intelektin e mjaftueshëm për të hyrë në analizë më të thellë për të kërkuar arsyen e sharjes që erdhi në adresë të tyre (të cilën përsërisim nuk e arsyetojmë).
Po u’a rikujtojmë! Verën e shkuar pas një suksesi europian të Vardarit, të grumbulluar të festojnë bashkë me disa huliganë, shihen qartë futbollistë të Vardarit (mes tyre edhe reprezentues të Maqedonisë), duke kënduar dhe ofenduar shqiptarët. Gjithçka niset nga Goran Popov, ndërsa i bashkohen edhe tjerët si Bllazhevski, Nikollov, Gaçevski e Grnçarov. Këta të ‘moralshmit’ haruan bëmat e tyre dhe tani përmes rrjeteve sociale dhe mediave që i kontrollojnë vetë tregohen më të ndershmit e vendit, duke shitur patriotizëm e moral. Gaçevski dhe Nikollov i japin të drejtë vetes të akuzojnë dikënd për moral?!
E dhimbshme, komike dhe tragjike në të njejtën kohë! Pikërisht si ajo shprehja (ndjesë nga lexuesit) “Kur lavirja flet për moral”!/InfOSport.mk
Kujtojme videon, kur disa prej futbollisteve tw Vardarit se bashku me tifozet e tyre ofendonin shqiptaret!
Публикувахте от infosport.mk в 20 април 2018 г.