Për shkak problemeve me zemrën, futbollisti kosovar, Sinan Bytyqi u detyrua që të braktis futbollin që në moshën 22-vjeçare. Futbollisti me origjinë nga Kosova në një intervistë për “Marca” ka folur për jetën dhe profesionin e tij të ri: “Merrem me futbollistët që Mançester Siti i ka huazuar nëpër botë. Jemi një skuadër prej 6 personash dhe detyra ime është ajo e vëzhgimit. Unë i mbështes, i ndihmoj dhe në fund bëj një raport për paraqitjen e tyre në fushë”, – thotë Bytyqi.
22-vjeçari ka pasur fatin të jetë për një muaj nën urdhrat e Pep Guardiolës. Ai e kujton kështu atë periudhë: “Ishte fazë përgatitore dhe kam mësuar më shumë në atë muaj sesa në të gjithë karrierën time. Kur të vinte një pasim, Guardiola të thonte si duhej të ndaloje topin dhe të paraqiste situata të ndryshme loje në varësi të ndalimit të topit. Kjo nuk ndodh me trajnerët e tjerë”.
Ndryshe për herë të fundit që Bytyqi kishte qenë pjesë e ekipit të parë të Mançester Sitit, ishte shtatori i vitit 2014-të. Siti do të luajë një ndeshje të Liga Kupës së Anglisë dhe Nastasiç ishte sëmurë pak orë para takimit, teksa Patrik Vieira, trajneri i skuadrës së dytë, ua kishte rekomanduar pikërisht 19-vjeçarin Sinan Bytyqi, i cili ishte ulur në stol në atë fitore 7:0 ndaj Shefilld Vendzi.
Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që kosovari u grumbullua me Mançester Sitin. Përpara disa muajsh e diagnostifikuan me një miokardiopati hipertrofike, një sëmundje e zemrës që shkakton zmadhim të një pjese të mureve të muskujve të saj, duke shkaktuar aritmi. I thanë se nëse do të vazhdonte të luante futboll, kishte 4% rrezik vdekjeje. Kështu, Sinan Bytyqi u detyrua të varte këpucët në gozhdë në moshën 22-vjeçare. Histori kjo e dhimbshme për një talent si Bytyqi, i cili megjithatë mbetet të jetë pjesë e futbollit, dashurisë së tij më të madhe pa të cilën nuk mund të jeton.