Skuadra e Levantes ku militojnë dy futbollistët shqiptarë Enis Bardhi dhe Armando Sadiku, ka marrë fitore të rëndësishmë në kampionatin e La Ligas ndaj Malagas me rezultat minimal 1:0. Goli i vetëm që vulosi këtë sfidë ishte ai i Boatengit në minutën e 93-të, duke çuar kështu Malagën në Segunda Division pas 10 vitesh në elitën spanjolle.
Në këtë sfidë të rëndësishme, Levante e zhvilloi pa dy futbollistët shqiptarë, me Bardhin e Sadikun që ndjekën ndeshjen nga stoli. Levante me këtë fitore mbetet në pozitën e 17-të dhe rrumbullakson 34 pikë në tabelën e La Ligës, 7 më shumë se Deportivo Lakurunja që ndodhën pas tyre dhe që të premten zhvillon transfertën me Leganesin. /InfOSport.mk