Futbollisti kosovar, Milot Rashica me skuadrën e tij Vitesen kanë fituar Kupën e Hollandës, pasi në finale mposhtën Az Alkmarin me rezultat 2:0. Për fitoren e Viteses u përkujdes sulmuesi hollandez, Volfsvinkel, duke shënuar të dy golat në minutat 81 dhe 88-të, ndërsa Rashica ishte asistues te goli i parë.
Ndërkohë në kampionatin elitar, Vitese renditet e 6-ta me 48-të pikë të tubuara, ndërsa kryesimin e tabelës e mban Fejnordi me plot 79-të pikë.