Ditë më parë transferimi i Kristal Abazajt tek skuadra e njohur belge e Anderlehtit bëri shumë bujë në mediat belge, si dhe ato shqiptare, ndërsa mësohet se gjatë verës një tjetër shqiptarë pritet ti bashkohet skuadrës shumë herë kampione të Belgjikës.
Bëhet fjalë për struganin Pajtim Kasami, i cili aktualisht luan në Zvicër me skuadrën e Sionit. Mesfushori shqiptarë që menaxhohet nga agjenti i njohur italian, Mino Raiola, kërkohet nga klubi belg dhe në verë janë të gjitha gjasat që marrëveshja të mbyllet me sukses.
Kasami ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka luajtur me ekipe të njohura si Palermo në Itali, Fulham dhe Notingham Forest në Angli, Olimpiakos në Greqi, ndërsa përveç me Sionin, pjesë e së cilës është nga viti 2017-të, ai në Zvicër gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Belinconas.