Barcelona po zhvillon një sezon në shkëlqyeshëm në La Liga, megjithatë eliminimi nga Liga e Kampionëve e klubit “katalunas” ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të mendojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Krerët e Barçës sërish mendojnë të përforcojnë skuadrën në repartin e mbrojtjes, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ata
kanë bërë hapa të rëndësishëm për të nënshkruar me futbollistin e Seviljas, Klement Lenglet.
Ky i fundit po bënë një sezon të madh te skuadra nga “Ramon Sançez Pizhuan, ndërsa interesimi nga një skuadër si Barcelona me siguri se josh edhe vetë futbollistin francez.
Gjithnjë sipas mediave spanjolle, krerët e Barcelonës thuhet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e futbollistit dhe se shumë shpejtë do të nisin negocitat edhe në nivel klubesh.