Real Madridi ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtedin për transferimin e David de Geas gjatë kësaj verë, raportojnë mediat spanjolle.
Kampionët në fuqi të Europës dhe Spanjës prej kohësh janë duke e kërkuar “gardianin” e “djajve të kuq”, dhe duket se tashmë madrilenët e kanë arritur qëllimin e tyre që portierin e parë spanjoll, De Gea ta kenë në skuadër.
Gjithnjë sipas të njëjtit burim, “mbretërit” thuhet se Junajtedit do ti paguajnë plotë 100 milion euro.
Agjenti i De Geas, Zhorge Mendesh, ka disa javë që ka nisur negociatat me Junajtedin, dhe tashmë thuhet se marrëveshja mes dy palëve është arritur, kështu që De Gea gjatë kësaj vere do t’i bashkohet Realit të Madridit.