Shkupi dhe Shkëndija janë ndarë me barazimin 1:1 në derbin shqiptarë të javës së 30-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Në një ndeshje në të cilën të dyja skuadrat kishin raste shënimin, në fund të dyja skuadrat shënuan nga një gol në secilën pjesë. Ishin futbollistët tetovar ata të cilët të parët shënuan në këtë përballje.
Zhvillohej minuta e 18-të kur Ferhan Hasani morri një top para zonës së vendasve dhe duke mos arritur që të ndalet nga mbrojtësit e Shkupit, Maliqi dhe Adem, kapiteni “kuq e zi” realizoi golin e epërsisë për Shkëndijën.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Shkupi arriti që të barazojë rezultatin në minutën e 65-të me anë të Bujamin Shabanit. Futbollisti kumanovar ishte ndër futbollistët më të disponuar në rradhët e Shkupit, skuadër kjo e cila me këtë pikë të fituar arriti në kuotën e 33 pikëve, dhe për momentin qëndron e sigurtë në pozitën e 7-të me 7 pikë më shumë se skuadra e 8-të në renditje Pobeda, që sot pësoi disfatë në transfertën ndaj Vardarit.