Shkëndija falë golit të shënuar nga ana e kapitenit Ferhan Hasani në minutën e 17-të po avanson në derbin shqiptarë të javës së 30-të në elitën e futbollit vendor kundër Shkupit në Çair.
Hasani arriti që t’ia del përballë mbrojtësve të Shkupit, Edis Maliqi dhe Ermedin Adem, që më pas të mposhtë edhe portierin Suat Zendeli, i cili nuk mundi të bëjë diç më tepër në këtë rast, vetëm se të shikoj topin në rrjetën e tij.