Teuta e Durrësit ku po luan edhe shqiptari nga Maqedonia, Amir Bilali në ndeshjen e fundjavës që lamë pas fituan duelin me Vllazninë e Sedat Berishës me rezultat 2:0. Kjo fitore skuadrën nga Durrësi e largon nga zona e rrënies nga kategoria, duke u renditur në vendin e 8-të me 33 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Vllaznia e Shkodrës.
“Do të bëjmë më të mirën dhe do të japim maksimumin nga vetja që të ngrihemi edhe më shumë në kampionat. Teuta është një klub i madh dhe me histori të madhe, ndërsa ne do të luftojmë deri në frymën e fundit për të mbetur në Superligë edhe sezonin e ardhshëm. Sa i përket aspektit personal, jam i kënaqur, kam qenë aktiv me ekipin dhe kam luajtur në të gjitha ndeshjet dhe kam pasur paraqitje pozitive. Shpresojë që deri në fund, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje do të jap kontributin tim për më të mirën e ekipit”, shprehet Amir Bilali enkas për “InfOSport.mk”.
Ndeshjen e radhës Bilali me Teutën do ta zhvillojnë të dielën kundër Flamurtarit në transfertë./InfOSport.mk